4 raste aktive me koronavirus në Mitrovicë, mblidhet Bordi i Drejtorëve

Mitrovica

4 raste aktive me koronavirus në Mitrovicë, mblidhet Bordi i Drejtorëve

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:53
Foto nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri së bashku me nënkryetarit, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka shpalosur gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, me ç’ rast potencoi se deri më tani janë gjithsej 4 raste aktive pozitive me këtë virus, dhe janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, si dhe të gjithë kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për menaxhimin e hapësirave të hapura publike në qytetin e Mitorvicës, e veçanërisht për sheshin e qytetit, ku u mor qëndrimi që drejtoritë përkatëse në bashkëpunim me inspektorët komunal të shqyrtojnë rastet veç e veç, dhe më pastaj të marrin vendime përkatëse për lirimin e këtyre hapësirave.

Gjithashtu Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, ku pati edhe propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat