E konfirmon QKUK, 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me Covid-19

Mitrovica

E konfirmon QKUK, 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me Covid-19

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:47
Nazlije Sherifi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka vdekur një 19 vjeçare nga Mitrovica për shkak të virusit COVID-19.

19 vjeçarja është Nazlije Shefiri nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë e vëshkave, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

Këtë e kanë konfirmuar ehe nga zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare.

Ata kanë thënë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes, Sherifi ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, është thënë nga QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat