Kryetari Bahtiri nënshkroi vazhdimin e kontratave për bursa për 42 studentë

Mitrovica

Kryetari Bahtiri nënshkroi vazhdimin e kontratave për bursa për 42 studentë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratat me 42 studentë që u janë vazhduar bursat për vitin akademik 2020/21.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave të pranishëm ishin kryetari, Agim Bahtiri, si dhe drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani.

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, ka përgëzuar studentët e përzgjedhur, duke ju uruar suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa më të mira.

“Duke pasur parasysh rezultatet e mira në mësime, ju inkurajoj që të punoni dhe të studioni sa më shumë për një të ardhme më të mirë për vete dhe për shoqërinë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Komisioni në përbërje të anëtarëve profesional, ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet me kujdes, dhe përfitues janë shpallur vetëm ata të cilët kanë marrë pikë më së shumti, duke u bazuar në kriteret e konkursit.

Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë mirënjohës për mbështetjen që komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat