Çfarë po ndodh në Liqenin Akumulues në Mitrovicë? Uji kalon digën emergjente

Mitrovica

Çfarë po ndodh në Liqenin Akumulues në Mitrovicë? Uji kalon digën emergjente

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:19
Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Uji në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, ka arritur nivel të paparë më herët.

Një dëshmitar ka thënë se niveli është rritur shumë, saqë ka kaluar digën emergjente.

Siç shihet edhe nga fotografitë, uji e kalon digën emergjente dhe është buzë kufizimeve të shtratit të Liqenit.

Sipas banorëve të zonës, ka disa ditë që uji po qëndron në nivel të lartë.

Duhet theksuar se niveli i Liqenit Akumulues varet nga Liqeni i Ujmanit, nga i cili shkarkohet uji në Ibër që njihet si "brana".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat