Mujka nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”

Mitrovica

Mujka nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:49
Pamje nga takimi

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim përfaqësuesit nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” Muharrem Asllani, dhe Jeton Rrahmani, me të cilët ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës në fjalë.

Njoftimi:

Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi synohet ngritja e njohurive të zyrtarëve komunal rreth antigjipsizmit si formë specifike e racizmit dhe edukimi për pasojat me të cilat po përballen komunitetet ashkali, egjiptian, dhe rom si rezultat i veprimeve antigjipsiste nga komuniteti shumice.

Po ashtu, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar kryetari i komunës do të caktoj zyrtarin apo edhe drejtorinë përgjegjëse me të cilën OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” do të ketë bashkëpunim të ngushtë, në realizimin e sesioneve informuese me zyrtarët komunal, në lidhje me trajtimin e temës së lartpërmendur antigjipizmin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat