Kjo është kandidatja e LDK-së për kryetare të Mitrovicës

Mitrovica

Kjo është kandidatja e LDK-së për kryetare të Mitrovicës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:12
LDK

Flutura Beka-Kamberaj pritet të jetë kandidate e LDK-së për kryetare të Mitrovicës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur një reformë në struktura, duke i rimenduar edhe kandidatët për zgjedhjet lokale.

“Jepi zë” ka mësuar se edhe dega e Mitrovicës do të ketë ndryshime. Gazeta mëson se Flutura Beka-Kamberaj pritet të jetë kandidate e LDK-së për kryetare të Mitrovicës.

Ky emër është diskutuar edhe në kryesinë qendrore të LDK-së, dhe kryetari Lumir Abdixhiku është “OK”. Vendimi i tillë do të vije edhe si “dënim” për strukturën e deritashme që e solli LDK-në në 2 mijë vota.

Siç i kanë thënë gazetës burime brenda partisë, në fillim të qershorit do të konfirmohen kandidaturat.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat