Përurohet lapidari i komandant Dervishit

Mitrovica

Përurohet lapidari i komandant Dervishit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:23
Përurohet lapidari i komandant ‘Dervishi’

Janë bërë 22 vjet nga rënia e njërit prej komandantëve më të shquar të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Esat Maliq Imeri, i njohur edhe si komandant “Dervishi”.

Në nderim të jetës dhe veprës se tij në shërbim të atdheut, të enjten në fshatin Koprivë të Mitrovicës është përuruar lapidari i dëshmorit Esat Imeri. Në ceremoninë e inaugurimit të këtij lapidari kanë marrë pjesë familjarët e dëshmorit Esat Imeri, miqtë dhe bashkëvendësit e tij.

Me këtë rast, djali i madh i Esat Imerit, Flamuri ka thënë se është krenar për kontributin e babait të tij për çlirimin e Kosovës. Duke, kërkuar që të respektohet lufta dhe gjaku i derdhur për liri, ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në përurimin e lapidarit kushtuar komandant “Dervishit”.

Lapidari për dëshmorin Esat Imeri është ndërtuar nga familja e tij e ngushtë. Komandant “Dervishi” është i varrosur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Esat Imeri ka lindur më 1 mars të vitit 1965 në Koprivë të Mitrovicës.  Ai i ishte bashkangjitur radhëve të UÇK-së qysh në fillet e para të luftës çlirimtare. Dëshmori Imeri ka qenë komandant i policisë ushtarake në vijën Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Leposaviq deri në fund të jetës së tij,  duke rënë heroikisht për të mos vdekur kurrë. Komandant “Dervishi” ka qenë pjesë e shumë aksioneve të UÇK-së në rajonin e Mitrovicës dhe nuk…

Komandant “Dervishi” për ata që e kanë njohur, ka qenë djalë modest, dhe i vendosur në rrugëtimin për çlirimin e Kosovës.

Esat Imeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe katër djem: Flamurin, Valonin, Dardanin dhe Qëndrimin.

Image
Përurohet lapidari i komandant ‘Dervishi’
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat