Kërkohet ditë zie në Mitrovicë

Mitrovica

Kërkohet ditë zie në Mitrovicë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 21:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aktvisiti i shoqërisë civile, Liridon Kurti, pas vdekjes së një punëtori në vendin e tij të punës, ka kërkuar që Mitrovica të shpallë ditë zie.

Kurti përmes një postimi në facebook, ka shkruar se për hir të punës dhe sakrificës që po bëjnë punëtorët në gjithë vendin, ne duhet nderuar punën e tyre.

Postimi i plotë:

Sot Mitrovica do të duhej të shpallte ditë zie.

Një punëtor, një mbajtës i një familjeje vdiq sot nga plagët që kishte marrë dje pasi ishte rrëzuar në një kantier ndërtimi.

Për të nderuar punën me djersë dhe punëtorët që sakrifikojnë çdo gjë për të mbijetuar në këtë vend ne sot duhet të mbajmë zi.

Janë ato duar me pluhur, djersë e gjak që po ndërtojnë këtë shtet. Janë ata krahë që po formësojnë të ardhmen e një fëmije që shkollohet me punën e tyre. Janë ato djersë që po bëhen uji i bashkuar me miellin për t’i ushqyer familjet tona.

Për hatër të punëtorit, për hatër të sakrificës, për hatër të ëndrrave të fëmijëve të atyre punëtorëve, për hatër të njerëzores(nëse ka mbetë ndonjë pikë) dhe më e rëndësishmja për hatër të jetës duhet të nxihen fytyrat tona, të ndalet hareja e argëtimi për një çast e të bashkëndjejmë.

Në të kundërt, jemi të poshtër!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat