Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës së këshillit protestues të “Trepça” Sh.A dhe zgjidhja e kërkesës së tyre

Mitrovica

Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës së këshillit protestues të “Trepça” Sh.A dhe zgjidhja e kërkesës së tyre

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 15:31
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ishte pjesë e takimit të përbashkët me zv. ministrin e Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj, menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A, si dhe këshillin protestues të kësaj ndërmarrje.

Takimi është mbajtur në ambientet e ndërmarrjes “Trepça” Sh.A, dhe temë diskutimi ishte pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, të cilët përmes protestave kërkojnë sistemimin e tyre në punë.

Pas diskutimeve të zhvilluara mes akterëve në takim, u arrit marrëveshja që të ndërpritet greva e këshillit protestues, dhe të fillojnë procedurat ligjore për kërkesën e tyre, me ç’ rast Qeveria e Kosovës do të trajtoj me seriozitet të plotë, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar zv. Ministrin dhe Ministrinë e Ekonomisë për ofrimin e mbështetjes në gjetjen e zgjidhjes afatgjate të 154 protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat