Komuna e Mitrovicës e përkushtuar në integrimin e komuniteteve romë ashkalinjë dhe egjiptas

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës e përkushtuar në integrimin e komuniteteve romë ashkalinjë dhe egjiptas

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:07
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Arsim, Skender Avdiu, kanë pritur në takim përfaqësueset e OJQ “Terre des hommes Kosovë”, në krye me drejtoreshën Florina Duli Sefaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për përmirësimin e qasjes dhe përfshirja sociale në arsimin fillor për fëmijët nga radhët e komuniteteve romë, ashkalinjë, egjiptas, fëmijët e riatdhesuar si dhe grupeve të tjera të cenuara.

Kjo marrëveshje është nënshkruar pas përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Mitrovicës për të përkrahur integrimin e komuniteteve romë, egjiptas dhe ashkalinjë, të përcaktuar në Planin e Veprimit Lokal të Komunës së Mitrovicës.

Dhe me anë të kësaj marrëveshje synohet themelimi dhe funksionalizimi i qendrave mësimore nga ana e komunës, si dhe mbështetja me fonde për këto qendra me bazë në komunitet dhe me bazë në shkollë, nga grantet specifike të arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat