U gjet e braktisur në vitin 2000 nga një ushtar i KFOR-it, qytetarja nga Mitrovica kërkon prindërit biologjik

Mitrovica

U gjet e braktisur në vitin 2000 nga një ushtar i KFOR-it, qytetarja nga Mitrovica kërkon prindërit biologjik

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:25
Mitrovicasja

Një qytetare nga Mitrovica është në kërkim të prindërve të saj biologjik pasi thotë se e kishin braktisur kur ishte shumë e vogël.

Ajo tashmë jeton dhe punon jashtë Kosovës, ku është adaptuar nga një familje me të cilët jeton aktualisht.

Mitrovicasja ka kontaktuar mediat dhe ka kërkuar ndihmë nga bashkëqytetarët për t’i gjetur prindërit e saj.

“Ka qenë data 12 maj 2000 kur një ushtarak francez më ka dërgu në spital të mbuluar me qebe pasi më ka gjetë diku në rrugë në Mitrovicë, vendin nuk e di” tha ajo.

Ajo tha se sipas mjekëve pas analizave të kryera është konstatuar se nëna e saj ka qenë e re në moshë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse është braktisur.

“Doktorët kanë konstatuar në bazë të shëndetit tim se nana ka qenë shumë e re kur më ka braktisë”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat