KGJK reagon pasi serbët bojkotuan punën në Gjykatën e Mitrovicës

Mitrovica

KGJK reagon pasi serbët bojkotuan punën në Gjykatën e Mitrovicës

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:17
KGJK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë reaguar rreth bojkotit të punës që po bëhet nga gjyqtarët e komunitetit serb të Gjkatës Themelore të Mitrovicës. Nga ky institucion kanë njoftuar se po e përcjellin me vëmendje situatën.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se me vëmendje po përcjell zhvillimet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pranimit të informacioneve se gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti Serb nuk janë paraqitur në vendin e punës, sot më datën 25 gusht 2021”, thuhet në reagim.

Nga ky institucion thonë se shpresojnë që gjyqtarët do të kthehen në vendin e tyre të punës.

“Këshilli është duke e trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe “shpresojmë se së shpejti gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës do të kthehen në vendin e punës”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat