​Bahtiri: 166.950 euro për 3339 qytetarë të prekur me COVID-19

Mitrovica

​Bahtiri: 166.950 euro për 3339 qytetarë të prekur me COVID-19

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:45
Foto nga takimi

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka bërë të ditur se komuna që ai drejton gjatë pandemisë, ka ndihmuar 3339 qytetarë të infektuar me COVID-19, me një shumë totale prej 166.950 eurosh.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se që nga fillimi i epidemisë kanë krijuar një plan veprimi, në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë qytetarëve.

“Në këtë vazhdë, Komuna e Mitrovicës ka mbështetur financiarisht secilin qytetar që ka aplikuar për mbështetje, pas infektimit me COVID-19.

Kjo mbështetje po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ju lus shumë që të respektoni masat antiCOVID, të vaksinoheni dhe të keni kujdes”, porosit Bahtiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat