Memli Krasniqi: Mitrovica e ka mundësinë e artë të udhëhiqet nga nga një politikan shembull si Bedri Hamza

Mitrovica

Memli Krasniqi: Mitrovica e ka mundësinë e artë të udhëhiqet nga nga një politikan shembull si Bedri Hamza

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:31
Memli Krasniqi: Mitrovica e ka mundësinë e artë të udhëhiqet nga nga një politikan shembull si Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka takuar banorët e Tavnikut dhe Shipolit, bashkë me kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se në këto takime diskutuan për vizionin dhe programin e PDK-së për qeverisjen e Mitrovicës në katër vitet e ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur dhe e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas degradimit tetë vjeçar të këtij qyteti, si pasojë e qeverisjes klienteliste, diskriminuese e jotransparente.

Qytetarët e Mitrovicës e kanë mundësinë e artë që të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm, intelektual, profesionist e politikan shembull, siç është Bedri Hamza, për t’i dhënë Mitrovicës një qeverisje gjithpërfshirëse, të hapur e zhvillimore, siç e meriton”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat