Hamza: Banorët e Iliridës dhe Shipolit kanë vendosur ta bëjnë ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë

Mitrovica

Hamza: Banorët e Iliridës dhe Shipolit kanë vendosur ta bëjnë ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:47
Pamje nga takimi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar mbrëmë banorët e Iliridës dhe Shipolit.

Përmes një postimi në faqen e tij, Hamza ka thënë se banorët e Iliridës dhe Shipolit kurrë nuk i ka parë më të vendosur se tani për ta bërë ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve kam takuar mijëra bashkëvendës anekënd Mitrovicës. Por, banorët e Iliridës dhe Shipolit kurrë nuk i kam parë më të vendosur se tani për ta bërë ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë.

Po na bashkon Mitrovica dhe kështu të bashkuar do të ecim përpara drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, rritjes së mirëqenies, shanseve të barabarta për qytetarin dhe zhvillimit të komunës sonë. Zotimet e mia për Mitrovicën janë detyra që do të më mbajnë gjithmonë përgjegjës para jush! Bashkë për Iliridën, për Shipolin dhe për gjithë Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat