​Musaj: Të gjitha programet e Universitetit të Mitrovicës janë të akredituara

Mitrovica

​Musaj: Të gjitha programet e Universitetit të Mitrovicës janë të akredituara

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:06
Alush Musaj

Rreth 900 studentë të rinj janë pranuar këtë vit në Universitetin e Mitrovicës. Numri më i madh i studentëve është orientuar në Fakultetin e Edukimit. Nga ky drejtim, rektori Alush Musaj thotë se mbi 85 për qind e të rinjve janë pjesë e tregut të punës. Në anën tjetër, Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia Kosovare për Akreditim, ka vendosur për ri-akreditimin e nëntë programeve.

Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj tregon se tanimë të gjitha programet janë të akredituara.

Musaj: Universiteti “Isa Boletini” ka gjithsej 20 programe

“Universiteti “Isa Boletini”, ka gjithsej 20 programe. Të gjitha janë të akredituara këtë vit. Kemi pas një proces të ri-akreditimit 9 programe të cilat janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia Kosovare për Akreditim. Nuk kemi programe jo të akredituara, pra procesi i akreditimit dhe ri-akreditimit jo të gjitha programet në vitin e njëjtë disa janë për disa vite më gjatë të akredituara disa kanë vite me pak. Prandaj edhe jo gjithmonë 20 programet shkojnë në akreditim dhe ri-akreditim për shembull këtë vit ne po përgatisim të aplikojmë me 11 programe, disa janë ekzistuese janë edhe dy programe të reja që mendojmë të aplikojmë për akreditim”, ka thënë ai.

Musaj u zotua se mbi 85 për qind e të diplomuarve nga Fakulteti i Edukimit kanë arritur t’i bashkohen tregut të punës.

Musaj: Të diplomuarit nga Fakulteti i Edukimit janë punësuar mbi 85%

“Ne kemi shumicën e programeve teknike dhe këto programe janë të harmonizuar me kërkesën e tregut është përdorur një metodologji e mirë që lidh këto programe me tregun. Dhe punësimi i të rinjve që kanë diplomuar është i mirë dhe programet shoqërore po ashtu kanë kërkesa me tregun, nëse marrim fakultetin e edukimit ka pasur më shumë kërkesa në këto vitet e fundit dhe që punësimi i diplomuarve është mbi 85%”, ka thënë Musaj.

Rektori i këtij universiteti tregon edhe për numrin e studentëve të rinj që janë regjistruar këtë vit.

Musaj: Janë pranuar rreth 900 studentë

“Ne gjithsej kishim 1200 kërkesa për studentët e rinj, deri më tani disa janë në proces. Janë pranuar afër 900 studentë”, shton ai.

Sa i përket masave anti-COVID, Musaj shton se i gjithë stafi dhe studentët janë të vaksinuar.

Musaj: Stafi akademik, personeli i administratës dhe studentët janë të vaksinuar

“Tash më 2 vite, po ballafaqohemi si në gjithë botën me problemi e Covid-19. Në fillim ishte një sfidë shumë e madhe meqë nuk njihej si sëmundje dhe çfarë është COVID-i, por për një javë ne kaluam në mësimin online që ishte një sfidë por edhe që e tejkaluam shumë shpejtë fal një administrate shumë të përkushtuar, stafit akademik që ishin të përgatitur dhe studentët që e pranuan një ballafaqim të tillë. Tani më ky vit prapë filloj me sfidat e njëjta, por është me ndryshe është me mirë po njihet sëmundja, stafi janë me të vetëdijesuar dhe studentët po ashtu. Kemi marrë rekomandimet dhe vendimet nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për përballim sa me mirë të kësaj situate me Covid-19, mësimi ka filluar fizikisht, personeli i administratës, stafi akademik, studentët janë të vaksinuar të gjithë”, theksoi Musaj.

Drejtimet e akredituara të Universitetit të Mitrovicës janë: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Inxhinieri Ekonomike, Makineri Prodhuese, Gjeologji, Materiale dhe Metalurgji BSc, Materiale dhe Metalurgji MSc, Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inixhinierike, Arsim Fillor, Juridik, Biznes dhe Menaxhement.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat