Komuna e Mitrovicës fituese e vendit të parë nga Granti i Performancës për “Mjedis të Pastër”

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës fituese e vendit të parë nga Granti i Performancës për “Mjedis të Pastër”

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 13:40
Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës, është radhitur në vendin e parë në nivel të Kosovës me gjithsej 74 pikë për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër duke u shpërblyer me grant në vlerë prej 267.754.00 euro.

Njoftimi:

Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë̈ nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë̈ të menaxhimit të mbeturinave të nxjerra nga Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës në MMPHI.

Image
Letra

Komuna e Mitrovicës falënderon të gjithë stafin e komunës dhe bashkëpunëtorët e tjerë të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre po kontribuojnë për sigurimin e një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat