Komuna e Mitrovicës largon E-Kioskat e vjetra, i zëvendëson me të reja

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës largon E-Kioskat e vjetra, i zëvendëson me të reja

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Në Mitrovicë sot janë hequr E-Kioskat e mëparshme, për t’i zëvendësuar ato me të reja.

Drejtori i Administratës në këtë komunë, Gëzim Stavileci, ka thënë se do të ketë digjitalizim të shumë shërbimeve komunale.

Kjo në mënyrë që qytetarët të pranojnë shërbime sa më profesionale dhe të shpejta.

“Largimi i E-Kioskave të vjetra dhe zëvendësimi i tyre me pajisje të reja, do të lehtësojë procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumente të gjendje civile”, citohet të ketë thënë Stavileci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat