​Ministri Peci viziton fermerët në Kqiq të Mitrovicës

Mitrovica

​Ministri Peci viziton fermerët në Kqiq të Mitrovicës

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po vazhdon vizitat në terren për të parë nga afër sukseset, por edhe vështirësitë e sfidat e shumta që ka sektori i bujqësisë, për të cilat me angazhimin e përditshëm po punojnë në tejkalimin e tyre.

I pari i Bujqësisë sot ka vizituar fermerin Ferki Tupella nga Kçiqi i Mitrovicës, të cilin e ka përgëzuar për punën dhe angazhimin e tij në fermë dhe u shpreh se bujqit si puna e tij e motivojnë për angazhim maksimal në përditshmërinë e tij si ministër.

“Ferkiu, përpos që është sinonim i bujkut të vyer, ai mbart virtytet më të larta njerëzore dhe bujqve të tillë që jetojnë me djersën e ballit ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren.

Këto kohë kur siguria ushqimore është prioritet i secilit. Bujqit si Ferkiu përmes punës së tyre, na mundësojnë ushqimin në baza ditore, disa herë në ditë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat