​U.d. kryeprokurori i Shtetit vizitoi Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ofroi mbështetje për vazhdimin e punës

Mitrovica

​U.d. kryeprokurori i Shtetit vizitoi Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ofroi mbështetje për vazhdimin e punës

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Armend Zenelaj, dhe zyrtarë tjerë ka vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pas situatës së krijuar me ofrimin e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb.

Kelmendi u njoftua për së afërmi nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Ismet Ujkani, për gjendjen e krijuar, sfidat dhe nevojat e kësaj prokurorie në përballimin dhe tejkalimin e vështirësive që janë paraqitur pas situatës së fundit, ku së bashku diskutuan gjetjen e modaliteteve për vazhdimin dhe menaxhimin sa më të mirë të punës, veçmas të trajtimit të lëndëve me natyrë urgjente.

Më këtë rast, u.d. kryeprokurori i Shtetit, shqyrtoi të gjitha mundësitë për mbështetjen dhe ofrimin e ndihmës për këtë prokurori në bazë të kompetencave të tij, duke përfshirë edhe transferimin e jashtëzakonshëm të prokurorëve nga prokuroritë e tjera për mbarëvajtjen sa më efikase të punës në funksion të sundimit të ligjit.

Ndërsa, përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha masat për sigurimin e kushteve të nevojshme me qëllim që Prokuroria Themelore në Mitrovicë të funksionoj sa më mirë dhe të mos krijohet asnjë zbrazëti në procesin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat