E goditi me veturë 38-vjeçarin në Mitrovicë, ky është i dyshuari

Mitrovica

E goditi me veturë 38-vjeçarin në Mitrovicë, ky është i dyshuari

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Të enjten është raportuar për një vrasje në tentativë në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka goditur me veturë një 38-vjeçar. I dyshuari ishte arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Media mëson se bëhet fjalë për Egzon Sejdiun, 27-vjeçar, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme Sejdiu ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjykata ia ka caktuar atij masën e arrestit shtëpiak.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat