Për shkak të mungesës së ujit, sot nuk po realizohen operime në Spitalin e Mitrovicës

Mitrovica

Për shkak të mungesës së ujit, sot nuk po realizohen operime në Spitalin e Mitrovicës

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:11
Spitali i Mitrovicës

Mitrovica po vazhdon të përballet me mungesë të furnizimit të rregullt me ujë, duke vështirësuar kështu jetën e qytetarëve dhe funksionimin normal të jetës.

Ndalja e furnizimit me ujë nga KRU “Mitrovica” ka krijuar probleme të mëdha edhe në Spitalin e Mitrovicës, ku po shtyhen operimet e planifikuara për sot.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës Luljeta Zhubi Buçinca.

Ajo në një deklarim ka konfirmuar se si pasojë e mungesës së ujit operimet e planifikuara nuk po realizohen.

“Për shkak të mungesës së ujit operimet e planifikuara sot nuk po mbahen. Rezervat e ujit ruhen për rastet e operimeve urgjente” – deklaroi drejtoresha Zhubi.

Kujtojmë që menaxhmenti aktual i KRU “Mitrovica” po vazhdon dështimin në menaxhim duke rikthyer reduktimet e viteve të paluftës me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat