Banorët e disa lokaliteteve në Mitrovicë kanë hyrë në ditën e tretë pa ujë të pijshëm – zyrtarë të KRU Mitrovica kanë futur “veshtë në lesh”

Mitrovica

Banorët e disa lokaliteteve në Mitrovicë kanë hyrë në ditën e tretë pa ujë të pijshëm – zyrtarë të KRU Mitrovica kanë futur “veshtë në lesh”

Nga: Fatmir Beka Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Tash e tri ditë banorë të disa lokaliteteve në Mitrovicë po ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm, kjo për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Frashër, që la pa ujë disa mijëra banorë të Frashërit, Kçiqit, Bairit dhe Pirqit, defekti sipas njoftimit ka ndodhur me 16 janar në orët e paradites dhe tash e tri ditë askush nga zyra e informimit, zyrtarët përfshirë shefa të mirëmbajtjes, drejtor teknik deri tek krye-shefi i kompanisë nuk kanë ofruar informacion si kanë ec punimet, a u sanua defekti, kur vjen uji i pijshëm.

Në njoftimin e para tri dite që akoma është informata e fundit e publikuar në faqen e KRU të Mitrovicës thuhet:

Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor furnizues në fshatin Frashër, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për: Frashër, Kçiqi, Bajri dhe Pirçi

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vend të ngjarjes dhe kanë filluar punimet në sanimin e defektit. Shpresojmë që gjatë ditës së sotme të sanohet defekti dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijës.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Në adresën e kompanisë ka pasur shumë reagime nga banorët që o ballafaqohen me mungesën e ujit, duke kritikuar drejtuesit e kompanisë dhe mirëmbajtjen për situatën dhe gjendjen e krijuar, ku më shumë ka pasur avari edhe mungesë uji n disa muajt e shkuar se gjatë gjithë vitit paraprak.

Burime brenda kompanisë kanë thënë se mund të jetë edhe çështje sabotimi ndaj vetë kompanisë nga njerëz të caktuar punonjës ,të cilëve nuk po i konvenon dhe nuk po mbështesin rezultatet në rritjen e inkasimit dhe mbarëvajtjen e punës në kompani, përkundër problemeve me pjesë ndrrimi dhe mos faturimin dhe inkasimin e borxheve që banorët e komunave në veri i kanë kompanisë.

Megjithatë, gjendja brenda vet organizatës dhe kompanisë dhe raportet ndër njerëzore nuk amnistojnë dhe arsyetojnë assesi kompaninë që të kryej obligimin që ka karshi konsumatorëve furnizim me ujë cilësor dhe të rregullt.

Ata përveç obligimit për furnizim të rregullt kanë borxh ndaj konsumatorëve të njoftojnë dhe informojnë me kohë lidhur me gjendjen dhe furnizimin me ujë e jo të “fusin veshtë në lesh” dhe mos të përgjigjen në thirrjet telefonike apo pyetjet e parashtruara përmes rrjeteve sociale, siç kanë bërë tash e dy ditë.

Banorët nuk duhet të jenë “monedhë kusuri” mes inateve edhe sabotimeve në kompani, por ata duhet të respektohen edhe kryhen obligimet ndaj tyre për furnizim të rregullt, të paktën ashtu siç janë të rregullt në leximin e orëve dhe faturimin e kërkesën për shlyerje të faturave.

Bordi mbikëqyrës i kompanisë duhet të ketë kujdes dhe të analizoj situatën në këtë kompani duke kërkuar përmbushjen e detyrave edhe obligimit për furnizim me ujë, po ashtu drejtuesit komunale duhet ta kenë parasysh gjendjen e vështirë pa ujë për banorët e këtyre zonave dhe secilin ta vënë para përgjegjësisë për punët dhe neglizhencat në furnizim të mirëfilltë dhe informim me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat