​Situatë e rëndë me reshjet në Mitrovicë, vërshohen dhjetëra shtëpi

Mitrovica

​Situatë e rëndë me reshjet në Mitrovicë, vërshohen dhjetëra shtëpi

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:47
Foto nga vendngjarja

Reshjet e pandërprera të shiut mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme në Mitrovicë kanë rënduar dukshëm gjendjen në këtë qytet.

Dhjetëra shtëpi janë vërshuar në "Lagjen e Boshnjakëve" në veri të Mitrovicës, si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Ibër.

Rrugët në qendër të këtij qyteti janë të vërshuara dhe qarkullimi i automjeteve është vështirësuar tejmase.

Situatë e rënduar është edhe pranë liqenit akumulues, ndërsa niveli është rritur edhe në lumenjtë Sitnicë e Lushtë dhe ka rrezik të dalë nga shtrati.

Të gjitha ekipet përkatëse janë në terren duke u angazhuar në pastrimin e rrugëve.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjysma e shtëpive të "Lagjes së boshnjakëve" janë vërshuar nga uji.

"Gjysma e lagjes është nën ujë. Nesër kemi thirrë seancë urgjente për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme", ka thënë shkurt përmes telefonit Uglanin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat