Ambulancat specialistike të Spitalit të Mitrovicës përfshihen nga uji, ShSKUK ofron mbështetje

Mitrovica

Ambulancat specialistike të Spitalit të Mitrovicës përfshihen nga uji, ShSKUK ofron mbështetje

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:52
Ambulancat në bodrumin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, janë vërshuar nga uji.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, sot ka vizituar ambulancat specialistike të Spitalit të Mitrovicës, të cilat pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, janë përfshirë nga uji.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka informuar se në takim me drejtoreshën e Spitalit, Luljeta Buçinca-Zhubi, Zejnullahu-Raçi është njoftuar se dje pas reshjeve të pandalshme të shiut, meqë ambulancat ndodhen në bodrumin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, janë vërshuar nga uji.

U.d. drejtoresha Zejnullahi-Raçi ka ofruar mbështetje nga ShSKUK për ta tejkaluar sa më parë këtë situatë.

“Aktualisht, po punohet nga shërbimet përkatëse që po largojnë ujin. Shërbimet shëndetësore ambulantore ortopedike janë ofruar në objektin e Spitalit të Mitrovicës, përderisa Reparti i Pediatrisë që vepron në kuadër të QKMF-së, po vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore. Në objektin e Spitalit ku ndodhen repartet e tjera nuk ka pasur telashe pas vërshimeve”, është bërë e ditur në njoftim.

Ambulancat specialistike funksionojnë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat