​LDK përkujton aktin çnjerëzor në Mitrovicë të ndodhur 23 vite më parë

Mitrovica

​LDK përkujton aktin çnjerëzor në Mitrovicë të ndodhur 23 vite më parë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:34
​LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës përkujton 23-vjetorin kur në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 11,364 të tjerë.

“Ngjarje si kjo na dëshmojnë përjetime tona si popull dhe duhet të na freskojnë kujtesën për të mos harruar kurrë kalvarin e mundimeve tona. Ne e paguam shtrenjtë çmimin e lirisë. Një ndër përgjegjësit kryesor të kësaj masakre e spastrimi etnik, ishte edhe Oliver Ivanoviq, i cili për të gjitha aktet dhe veprat çnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare, ishte dënuar me 9 vite burg”, thuhet në kounikatë.

‘Sot, më 3 shkurt, ne përkujtojmë 23-vjetorin e një nate tmerri në Mitrovicë; ndër aktet e rënda, tronditëse dhe të dhimbshme ndaj popullit të Kosovës. Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 11,364 të tjerë. Ngjarje si kjo na dëshmojnë përjetime tona si popull dhe duhet të na freskojnë kujtesën për të mos harruar kurrë kalvarin e mundimeve tona. Ne e paguam shtrenjtë çmimin e lirisë.

Një ndër përgjegjësit kryesor të kësaj masakre e spastrimi etnik, ishte edhe Oliver Ivanoviq, i cili për të gjitha aktet dhe veprat çnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare, ishte dënuar me 9 vite burg. Lidhja Demokratike e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të 23 vjetëve më parë, ashtu siç dhe kujton sot e gjithherë sakrificën e madhe të popullit tonë për liri e pavarësi. Mbi këtë sakrificë, LDK do të përkushtohet në vazhdimësi për një Kosovë të zhvilluar, të mirëqenë dhe për një jetë të dinjitetshme për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat