Thahet liqeni akumulues, dhjetëra peshq të ngordhur në baltë

Mitrovica

Thahet liqeni akumulues, dhjetëra peshq të ngordhur në baltë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Liqeni Akumulues në qytetin e Mitrovicës dje ishte si mos më keq.

Numër i madh i peshqve ngordhën pasi mbetën në baltë, si pasojë e thatësisë së madhe që u krijua nga rënia e nivelit të ujit.

Banorët e kësaj ane thonë se ajo çfarë ndodhi dje ishte një katastrofë. Sipas tyre ndonëse është premtuar përkujdesje më e madhe, shumë pak po bëhet për ruajtjen e kësaj hapësire rekreative.

Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku, përmes një përgjigjeje me shkrim për RTK-në, ka thënë se digat në liqen kanë mbetur të hapura për shkak të gjendjes që u krijua pas vërshimeve të janarit.

"Digat sipas informatave kane mbetur te hapura për shkak të incizimit real të gjendjes së liqenit.

Është konstatuar që duhet të ndërhyhet ne pastrimin e brendshëm te shtratit, ne mënyrë që me të gjithë peshkatarët dhe qytetaret e Mitrovicës ta ringjallim prapë florën dhe faunën përgjatë liqenit.

Sadiku mohon se rënia e nivelit të ujit ka shkaktuar ngordhjen e peshqve.

“Kjo gjendje nuk mendojmë se është shkaktuar nga thatësia sepse sot gjendja është normale edhe pse s’ka pasur reshje këto dy ditët e fundit”, ka thënë Sadiku.

Mitrovica ishte ndër komunat më të prekura nga vërshimet që ndodhën në fund të janarit si pasojë e reshjeve të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat