“Helmime masive të qenve në Mitrovicë”, Policia ende nuk ka filluar hetimet

Mitrovica

“Helmime masive të qenve në Mitrovicë”, Policia ende nuk ka filluar hetimet

Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Dje është raportuar se vikendin që lamë pas shumë trupa të qenve të pajetë janë gjetur rrugëve të Mitrovicës, madje një prej tyre edhe afër një shkolle fillore.

Në lidhje me këtë çështje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë se ende nuk është hap rast policor.

“Jo nuk është hapur rast, nuk kemi pas të raportuar diçka, por këtë informacion do ta trajtojmë”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkaq, Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa” ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe në rast se shohin ndonjë gjë të çuditshme ta inqizojnë, raporton Kossev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat