U dëbua nga shtëpia e tij në Mitrovicën Veriore, qytetari kërkon ndihmën e komunës për rikthim

Mitrovica

U dëbua nga shtëpia e tij në Mitrovicën Veriore, qytetari kërkon ndihmën e komunës për rikthim

Më: 8 mars 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte është raportuar se qytetari nga Mitrovica kërkon rikthimin në shtëpinë e tij në pjesën veriore.

Që nga viti 2000 kur janë dëbuar qytetarët nga pjesa veriore, Komuna e Mitrovicës ju ka dal në ndihmë këtyre qytetarëve duke i lënë në shfrytezim disa prona.

Qytetari tregon se ka bërë një kontratë me Komunën e Mitroviës dhe i premtohet një pronë më 300 metra katror dhe ndërtimin e një shtëpie.

Këtij qytetari nuk ju është ndërtuar shtëpia që nga viti 2012 edhe nga kur është lidhur kontrata.

Ai ka tentuar të kontaktojë edhe me kryetarin e kaluar të Mitrovicës, Agim Bahtiri por që asnjëherë nuk ka mundur ta arrijë.

Qytetari nga Mitrovica shton se ka bërë kërkesë edhe te kryetari aktual por që ende nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat