Frikë e madhe nga rrëshqitja e dheut në Bajr të Mitrovicës

Mitrovica

Frikë e madhe nga rrëshqitja e dheut në Bajr të Mitrovicës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 20:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga rrëshqitja e dheut gjashtë familje nga fshati Bajr i Mitrovicës kanë mbetur në mëshirën e fatit pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pashfrytëzueshme. Njëri nga banorët po vazhdon të qëndroj në shtëpinë e tij pasi kushtet e vështira ekonomike nuk e kanë lejuar që të largohet nga aty, por siç thotë çdo ditë flenë me frikën që nuk do të zgjohen më. E nga komuna kanë thënë se shtëpitë për këto gjashtë familje mund t’i ndërtojnë nëse banorët e sigurojnë pronën për ndërtim.

27 janari për gjashtë familjet në fshatin Bajr të Mitrovicës ka qenë një natë e paharruar, pasi u ndodhen përball një fatkeqësie natyrore.

Rrëshqitja e dheut ua ka dëmtuar shtëpitë duke i bërë edhe të rrezikshme për banim.

Me të dëgjuar krismat e para të xhamave të shtëpive, banorët menjëherë kishin dalur nga shtëpitë e tyre, por dheu kishte vazhduar që të shembej bashkë me muret e shtëpisë. (pamje tu rrëzu shtëpia)

Banorët thonë se ajo tokë nuk ka qenë e pasur me ujë nëntokësor. Por, pas vërshimeve të janarit degët e ujit kanë kaluar në atë zonë, gjë që ka bërë shembjen e tokës.

E gjumin nuk po mund ta bëjnë të qetë.

Nexhmedin Maliqi është shpërngulur nga aty, por pagesat e qeras ia kanë vështirësuar jetën, andaj kërkojnë nga komuna që t’i dal në ndihmë.

E Sami Maliqi thotë se ndihma e komunës për pagesë të qerasë vetëm tre muaj është e vogël, andaj nuk është larguar nga aty pasi nuk mund t’i siguroj të ardhurat për muajt e tjerë.

Nga Komuna e Mitrovicës kanë thënë se janë duke e trajtuar rastin dhe janë në bashkëpunim me nivelin qendror, për të parë nëse në atë tokë mund të bëhen ndërtime.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni ka thënë se me ndihmën e donacioneve mund t’i ndërtojnë shtëpitë nëse banorët e sigurojnë pronën. Banorët kanë thënë se nëse nuk gjejnë ndihmë nga komuna, mund të ndodh më e keqja për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitja e dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat