Ferati flet për garën në Mitrovicë, kandidimin e Bahtirit e quan “aksident elektoral” - Bota Sot
Ferati flet për garën në Mitrovicë, kandidimin e Bahtirit e quan “aksident elektoral”

Mitrovica

Ferati flet për garën në Mitrovicë, kandidimin e Bahtirit e quan “aksident elektoral”

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 23:48
Fehmi Ferati

Aktori Fehmi Ferati, tani kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, ka thënë se duke parë qasjet kritike nëpër media për zhvillimet e fundit në vend në spektrin politik, ka vendosur t’i bashkohet subjektit politik të Vetëvendosjes.

“Pakënaqësia që kam parë në qytet vitet e fundit, sidomos shuarja e qytetit të Mitrovicës, më shtyu të jem pjesë e një subjekti”, ka thënë Ferati në Interaktiv.

Pse ai është bashkuar me Vetëvendosjen, ka thënë se është bazuar në të gjitha parimet e këtij subjekti, jo vetëm atij lokal.

Për garën në Mitrovicë, Ferati thotë se beson që do të jetë shumë interesante.

Tutje, Ferati ka akuzuar dy ish-partitë e mëdha në vend për bllokime e tensione të shtuara në shumë aspekte.

“Ka përfaqësues politik që nuk i kanë qëndrua besnik parimeve të partive tyre. Njëherë fyheshin mes vete, shkaktonin probleme në shoqëri e më pas u bashkuan”, ka thënë Ferati.

Për sa i përket zgjedhjes së Agim Bahtirit, Ferati e quajti “aksident elektoral”.

“Po gjithkund ndodhin aksidente elektorale me pasoja”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat