Zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicë brenda 40 ditësh

Mitrovica

Zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicë brenda 40 ditësh

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:03
Lista Serbe

Nga e marta, Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani e Mitrovica e Veriut, kanë mbetur pa kryetarë.

Kjo deri të zgjidhen kryetarët e rinj. E, ky proces mund të fillojë pas 40 ditësh.

Sipas rregullës zgjedhore, zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të parakohshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 40 ditë pas shpërbërjes, përkatësisht pas shkaktimit të rrethanave që kanë ndikuar në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, sipas rezolutës së serbëve, edhe nëse komuna mbetet pa udhëheqës dhe shpallen zgjedhjet, ata do t’i bojkotojnë ato.

Kryetarja e komisionit Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se proceduralisht shkohet në këtë mënyrë, mirëpo deri tani nuk është lajmëruar për këtë veprim të këtyre kryetarëve.

Mirëpo deri tani vetëm njëri prej tyre e ka zyrtarizuar dorëheqjen. Në një përgjigjie, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë se vetëm kryetari i Zubin Potokut ka dhënë dorëheqje.

Sipas tyre detyrat e kryetarit do t’i ushtrojë nënkryetari.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve nga MAPL’ja thanë se do të koordinojnë veprimet me Zyrën e Presidentit për të shpallur zgjedhjet, vetëm për komunën e Zubin Potokut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës, nuk komentoi dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore.

I pyetur nga mediat, Haradinaj tha se do të prononcohet nesër.

Ndërsa Anëtarët të komisionit për Legjislacion kanë diskutuar për dorëheqjen e kryetareve të komunave serbe në veri të vendit.

Deputeti Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria është dashur të ketë plan nëse ndodhin dorëheqjet e kryetarëve të komunave të veriut.

“Ne po trajtojmë një temë që s’kemi bazë ende. Kemi procese të pjesshme. Qeveria e Kosovës është dashtë me pas me planifikuar këtë situatë, sepse kur ka një veprim ka edhe kundërveprim. Nëse Qeveria nuk e ka planifikuar atëherë i bie që kemi një aventurë”.

Deputeti Bilall Sherifi, nga Nisma Socialdemokrate, vlerësoi se situata është ashpërsuar.

“Situata është ashpërsua pas historisë se Interpolit dhe masat të cilat janë marrë. Të gjithë e dimë qe janë veprime politike të ruajtjes së dinjitetit. Kosova nuk ka goditë mirëpo ka kundërgoditë, është mbrojte nga veprimet që i ka bë Serbia kundër sovranitetit të Kosovës. Ajo që të gjithë e kanë parë është se është bërë në vetëmbrojte”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vlerësoi se vendimi për dorëheqje është i ngutur dhe i dëmshëm.

E kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shteti nuk mbahet me folklorizëm, prandaj duhet patur kujdes për veprimet dhe vendimet e shtetit.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai i Leposaviqit, Zoran Todiq, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq si dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankoviq, kanë ndërprerë gjithë komunikimin me institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat