Agim Bahtiri inicion ndryshimin e ligjit për “bashkimin e Mitrovicës

Mitrovica

Agim Bahtiri inicion ndryshimin e ligjit për “bashkimin e Mitrovicës

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:19
Agim Bahtiri

Kuvendi i Komunës Jugore të Mitrovicës, ka thirrur një mbledhje urgjente me qëllim të ndryshimi të ligjit për kufijtë administrativ të komunës, me qëllim të bashkimit të qytetit të Mitrovicës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media. Pika e vetme e rendit të ditës është ndryshimi i Ligjit Nr 03/L041.

“Inicimi i ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-041 Për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim bashkimi i Mitrovicës”, thuhet në njoftimin.

Kjo kërkesë është bërë nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Kjo mbledhje ka filluar në orën 11:00.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat