KFOR-i edhe sot te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Mitrovica

KFOR-i edhe sot te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:08
Te ura e lumit Ibër edhe sot po qëndrojnë forcat e KFOR-it

Një ditë pasi Kosova i krijojë forcat e armatosura, situata në gjithë vendin është e qetë.

Në Mitrovicë, konkretisht të ura e lumit Ibër edhe sot po qëndrojnë forcat e KFOR-it.

Në hyrje të urës së Ibrit dhe në disa pjesë të qytetit janë duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara. Pra, në urë ekzistojnë tre automjete të blinduara, që është një më pak në krahasim me ditën e mëparshme.

Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Kujtojmë, se dje ka pasur reagime të ashpra nga Beogradi duke kërcënuar e duke kundërshtuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat