Apple mund të lansojë modelin e ri iPod Touch sot

Mobile

Apple mund të lansojë modelin e ri iPod Touch sot

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:24
iPod Touch

Ka kaluar një kohë që kur Apple ka përditësuar iPod Touch. Përditësimi i fundit i madh ishte në vitin 2015 dhe kishte marrë shumë më tepër funksionalitet sesa paraardhësit e tij.

Megjithatë, kanë kaluar mbi tre vjet dhe Apple nuk ka rifreskuar këtë produkt.

Shumë mund të kenë menduar se është fundi i rrugës për iPod Touch, por raportet sugjerojnë se kompania mund të lansoj një model të ri sot.

Apple padyshim nuk do të organizoj një ngjarje të madhe të shtypit për një pajisje si iPod Touch. Nëse një version i ri do të vijë, thjesht do të lansohet me anë të një njoftimi për shtyp, siç ndodhi me iPad të ri këtë javë.

MacRumors raporton se Apple mund të lansoj modelin e shtatë të iPod Touch nesër përmes një njoftimi për shtyp.

Një lansim i afërt i iPod Touch i ri është parashikuar shumë herë nga analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, i cili shpesh ka të drejtë në parashikimin e lansimeve të produkteve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat