Samsung prezanton modelin Galaxy A70

Mobile

Samsung prezanton modelin Galaxy A70

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:07
Samsung

Samsung Electronics prezantoi Galaxy A70, telefoni i fundit i mençur në serinë e popullarizuar Galaxy A.

Galaxy A70 vjen me risitë dhe veçoritë më të reja dhe krenohet me një dizajn elegante, një ekran të madh Infinity, një kamerë të avancuar të trefishtë, bateri të fuqishme dhe lidhje të përsosur.

Telefoni inteligjent i Samsung është dizajnuar për entuziastë digjitalë që duan të fotografojnë dhe të ndajnë çdo moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

Ekrani Infinity-U është 6,7 inç, me raport të faqes  20:9, i lehtë për t’u mbajtur në dorë. Pajisja vjen në variantet e kaltër, e zezë, e bardhë dhe korale.

Kamera ka rezolucion 32 MP dhe në kombinim me objektivin ultra të gjerë prej 8 MP, përdoruesit mund të bëjnë fotografi mahnitëse për syrin e njeriut.

Galaxy A70 vjen me një bateri të fuqishme 4,500 mAh. Me këtë bateri, ndarja e përmbajtjes, transmetimit dhe luajtjes gjatë gjithë ditës është e mundur. Pajisja gjithashtu ka ngarkim super të shpejtë në 25W. Telefoni vjen me platformën  Samsung One UI, e cila mundëson ndërveprim më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të mençur të funksioneve me një dorë - One Handed Navigation.

Funksioni kontribuon në përdorimin më të lehtë të pajisjes duke i sjellë kontrollet më afër ekranit, brenda rrezes së një dore. Për një përvojë më të mirë përdoruesi mund të aktivizojë programin e punës së natës në platformat One UI, që rregullon ekranin e shikimit gjatë natës.

Me ndihmën e funksionit Timer Aplikacion, i cili tregon se sa kohë aplikimet përdorin ekranin, përdoruesit mund të sigurojnë më shumë kontroll mbi kohën e kaluar në ekran. Përveç kësaj, Galaxy A70 vjen me Samsung Health, Bixby dhe karakteristika të tjera.

Më shumë informacion rreth Galaxy A do të mbërrijnë më 10 prill, në eventin e A Galaxy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat