Oppo Reno me Snapdragon 855 do të ketë ftohje të lëngshme

Mobile

Oppo Reno me Snapdragon 855 do të ketë ftohje të lëngshme

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:36
Oppo Reno

ppo është duke u përgatitur për lansimin e telefonit Reno, i cili përmban 10x zoom, dhe disa versione të kësaj pajisjeje priten në të ardhmen.

Një nga variacioneve të telefonit ka të bëjë me procesorin, pasi do të jetë me ftohje të lëngshme.

Sipas Briana Shen, nënkryetare e Oppo, telefoni me procesor Snapdragon 855 do të përdorë tubin e bakrit dhe ftohjen e lëngët.

Përdoruesit që do të blejnë Oppo Reno me Snapdragon 710 do të kenë mundësi të përdorin një xhel ose një lloj yndyre termike për të parandaluar nxehjen e telefonit, derisa shikojnë video ose lojëra.

Pritet që Oppo Reno të ketë versionin 5G, variantin pa lidhje gigabit pa modemin x50 Snapdragon dhe është përmendur dhe edicioni Lamborghini me 12GB RAM dhe shumë hapësirë të magazinimit.

Publikimi zyrtar i telefonit bëhet pas dy javësh kur edhe do të shpalosen të gjitha detajet, duke përfshirë çmimin dhe praninë në tregun jashtë Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat