Apple largon këtë lloj mbushësish nga tregu, arsyeja qarku i shkurtër elektrik

Mobile

Apple largon këtë lloj mbushësish nga tregu, arsyeja qarku i shkurtër elektrik

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Apple ka tërhequr disa nga pajisje të karikimit nga tregu për produktet iPhone, iPad dhe Mac, mbi bazën e frikës se ato janë të rrezikshme.

Kompania mbi mbikëqyrjen e sigurisë së produkteve në Australi konfirmoi se Apple është duke larguar vullnetarisht mbushësit me kokë me tre “plug-in”, e tipit AC të shitur në mes të viteve 2003 dhe 2015.

Ngarkuesit janë shitur në Britani të Madhe, Singapor dhe Hong Kong, por sipas kompanisë, ekzistojnë gjasa që të kenë depërtuar edhe në vende të tjera.

Image

Apple konfirmoi që mbushësit thyhen shpeshherë dhe ekspozojnë komponentët e brendshëm elektrikë, duke shkaktuar kësisoj qark të shkurtër elektrik.

“Siguria e klientit është gjithmonë prioritet i lartë i Apple”, thuhet në një deklaratë nga gjiganti teknologjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat