iPhone i ri pritet t’i ketë tri kamera të pasme

Mobile

iPhone i ri pritet t’i ketë tri kamera të pasme

Më: 15 maj 2019 Në ora: 09:23
iPhone i ri

Raportohet se prodhimi i iPhone ka filluar për një komponent shumë të rëndësishëm të gjeneratës së ardhshme.

Taiwan Semiconductor Manufacturing ka filluar prodhimin e procesorit A13 i cili do të fuqizojë telefonin e ardhshëm të Apple, i cili me shumë gjasa do të quhet iPhone 11.

Sipas një raporti të Bloomberg, çipi mund të hyjë në prodhim masiv duke filluar nga muaji maj, ku tradicionalisht Apple ka prezantuar linjën e re të iPhoneve në muajin shtator.

Nga njoftimet e para, telefoni do të ketë tre kamera të pasme dhe mbushja do të jetë ndryshe.

Por askush nuk pret debutimin e një versioni 5G të iPhone 11. Përpara se të prezantohen iPhone e rinj, Apple do të tregojë versionin e ri të sistemit operativ iOS 13, në konferencën vjetore të zhvilluesve WWDC që fillon më 3 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat