Ja përse duhet ta përditësoni menjëherë ‘iPhone’-in tuaj

Mobile

Ja përse duhet ta përditësoni menjëherë ‘iPhone’-in tuaj

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Përditësojeni menjëherë ‘iPhone’-in tuaj, për të rregulluar gabimet e zbuluara në sistemin operativ ‘iOS’ të kompanisë teknologjike Apple.

Ekipi i sigurisë të ‘Project Zero’ kohët e fundit zbuloi gjashtë dobësi në softuerin e Apple, me gjigantin teknologjik që haste në të metat e sigurisë me përditësimin e sistemit softuerik ‘iOS12.4’ të javës së kaluar.

Sidoqoftë, studiuesit e Projektit Zero pretendojnë se një dobësi mbetet fragjile, pavarësisht kontributit të Apple për ta rregulluar atë.

Kodet mund të dërgohet te pajisjet ‘iPhone’ duke përdorur shërbimin ‘iMessage’ dhe ekzekutohen në marrjen e të dhënave sapo përdoruesi të hapë dhe të shikojë artikullin e dërguar.

Dy dobësitë e tjera gjithashtu nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesit dhe lejojnë një haker të merr të dhëna nga memoria e një pajisje dhe të lexojë dokumentet nga një pajisje tjetër.

Apple u ka kërkuar përdoruesve të instalojnë versionin e ri të iOS, por nuk e ka adresuar direkt çështjen.

“Mbajtja e përditësuare softuerit tuaj është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë e produktieve nga Apple,” tha kompania në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat