Zbulohen të meta të mëdha të sigurisë së “Iphone”

Mobile

Zbulohen të meta të mëdha të sigurisë së “Iphone”

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Ekipi i hulumtuesve kanë gjetur të meta në disa faqe të cilat i përdorin përdoruesit e Iphone.

Studiuesit e sigurisë që janë duke punuar në projektin “zero” të Google, kanë zbuluar një numer të uebfaqeve të hakura që përdorën të meta të padiskutuara për të sulmuar çdo lloj Iphone që i ka vizituar ato faqe.

Nëse një përdorues vizito një nga këto faqe të internetit, atëherë të dhënat e tyre personale, mesazhet dhe të tjera mund të rrezikohen, raporton “The Verge”.

Pasi raportuan  gjetjet e tyre në Apple, prodhuesi i Iphone tentoi të i rregullonte këto të meta në fillim të këtij viti.

Ata kanë vërejtur se sulmi mund të kishte lejuar që faqet të instalojnë në  implant në telefon.

Kjo do tu jepte sulmuesve mundësinë e përdorimit të të gjitha përmbajtjeve brenda tij, dhe gjithashtu do të lejonte atyre qajse në bazat e të dhënave të aplikacioneve të mesazheve si WhatsaApp dhe Imessage.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat