“A është iPhoni im nën garanci?”: Si ta kontrolloni nëse iPhoni juaj, është ende nën statusin e garancisë së Apple

Mobile

“A është iPhoni im nën garanci?”: Si ta kontrolloni nëse iPhoni juaj, është ende nën statusin e garancisë së Apple

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Kur blini një iPhone të ri, pajisja juaj vjen me një garanci që mbulon riparimin e pjesëve harduerike për një vit, si dhe mbështetje telefonike falas përmes telefonit për 90 ditë.

Mirëpo, ju mund të mos e mbani mend datën kur e keni blerë atë telefon dhe të mos e dini, nëse është ende nën garanci.

Për të zgjidhur këtë problem, Apple ofron një mundësi të thjeshtë, që ta zbuloni brenda disa hapave të thjeshtë.

Si ta kuptoni nëse telefoni juaj është nën garanci

1. Hyni në Settings të aplikacionit

2. Klikoni në General

3. Shtypni About. Në këtë opsion, që ndodhet në rreshtin e tretë, do të shihni numrin serik të vendosur aty.

4. Duhet ta shtypni dhe ta mbani gishtin, në numrin serik.

5. Sapo të jetë shfaqur “Copy”, klikoni lehtë në të dhe kopjojeni shifrën.

6. Hapeni shfletuesin e juaj të preferuar dhe shkoni te ueb-faqja e Apple, që tregon lidhur me garancinë.

7. Duhet të klikoni në kutinë, ku kërkohet të vëni numrin serik të telefonit tuaj.

8. Shtypni dy herë në kuti dhe do t’ju shfaqet opsioni “Paste”. Pastaj shtypni në te, që t’ju përcillet kodi me numra.

9. Shkruani kodin e sigurisë, për të vazhduar më pas me “Continue”.

10. Kjo do t’ju dërgojë në një faqe të re, që të tregojë nëse iPhone që keni është ende nën garanci dhe të ofrojë mbështetjen e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat