Së shpejti mbërrin Honor 9X me 8 GB RAM

Mobile

Së shpejti mbërrin Honor 9X me 8 GB RAM

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:42
Honor 9X me 8 GB RAM

Në korrik, Honor e prezantoi serinë e telefonave Honor 9X, ndërsa linja përbëhej nga modelet me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë për ruajtje, variantet 6 GB + 64 GB, si dhe modeli 6GB + 128GB. Prodhuesi kinez tani e ka konfirmuar një variant të ri të telefonave, i cili i ka 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje, dhe do të dalë në shitje nga 1 tetori.

Modeli Honor 9X me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrë të zezë. Përveç këtij modeli, nga 1 tetori në shitje do të dalë edhe varianti Honor 9X Holographic Icelandic White edition.

Telefoni e ka një ekran prej 6,59 inçësh IPS LCD me rezolucion Full HD+, dhe punon falë çipsetit Kirin 810. Në pjesën e pasme të pajisjes ndodhen kamerat 48MP + 2MP, ndërsa në pjesën e përparme është sensori pop-up 16MP. Në pjesën anësore të pajisjes ndodhet sensori për gjurmë të gishtave, ndërsa të gjitha furnizohen nga një bateri prej 4000mAh me mundësi të mbushjes prej 10W.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat