Zbulohet arsyeja pse Pixel 4 i Google nuk ka 5G

Mobile

Zbulohet arsyeja pse Pixel 4 i Google nuk ka 5G

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:04
Google

U përfol se Google mund të lansonte një telefon 5G Pixel këtë vit, por kur u publikuan Pixel 4 dhe Pixel 4 XL, nuk u përmend fare 5G. 

Kjo ka bërë që disa të bëjnë pyetje për miratimin e teknologjisë nga Google dhe rezulton se Google ka një arsye mjaft të mirë.

Duke folur me PCMag, VP-ja i Google për menaxhimin e produktit, Brian Rakowski, u citua të thoshte: “Do të arrijmë atje, por tani nuk është koha e duhur për të prodhuar një telefon 5G. Mbulimi 5G në treg nuk është gjerësisht i disponueshëm në vende të mjaftueshme që përdoruesit të përfitojnë prej tij – [dhe] nga një perspektivë harduerike – është akoma teknologji e ‘papjekur’.”

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Google nuk do ta adaptojë atë. Rakowski shton se “Ka punë për të bërë. Ne po e ndjekim nga afër zhvillimin dhe do të sjellim një telefon kur të ndjehemi sikur është një kohë e mirë për përdoruesit, por tani nuk është koha.”

Kjo duket se është e ngjashme me atë që po bën edhe Apple, duke mos lansuar iPhone 5G për momentin, megjithëse kemi dëgjuar që mund të vijë në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat