Samsung Display livron më shumë panele OLED për iPhone sesa që pritej

Mobile

Samsung Display livron më shumë panele OLED për iPhone sesa që pritej

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 06:37
Samsung Display

Me gjithë marrëdhëniet e tendosura midis kompanive Apple dhe Samsung, prodhuesi i Koresë së Jugut vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i paneleve OLED për modelet e iPhone. Kompanisë po i shkon aq mirë sa që do të livrojë më shumë panele nga sa pritej. Në varësi të rezultateve të dhjetorit, livrimi i pritur është midis 40 dhe 50 milionë panelesh, raporton GSMArena.

Samsung Display i livron 90% të paneleve OLED të përdorura nga iPhone, përfshirë modelet më të reja iPhone 11 Pro. LG Display i ofron 7-8 milionë panele për iPhone 11 Pro Max.

Është interesante që parashikimet e livrimit për shtator ishin vetëm 6.9 milionë, por kërkesa e lartë për modelet iPhone 11 Pro mundësoi që Samsung Display ta rritë liferimin për 40 përqind.

Modeli standard IPhone 11 i merr panelet e veta LCD nga kompanitë JDI, LG Display dhe Sharp. Pritet që linja komplete e Apple për telefona për vitin 2020 të kalojë në OLED, me përjashtim të modelit iPhone SE 2 i cili do ta mbajë LCD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat