Apple me statistika të reja - Bota Sot
Apple me statistika të reja

Mobile

Apple me statistika të reja

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:41

Ditën e Premte Apple publikoi statistikat e reja të adoptimit të iOS të cilët tregojnë se iOS 13 është instaluar në 81% të të gjithë iPhone ku është i mundur instalimi i tij.

Këto shifra, të publikuara përpara startit të Konferencës së Zhvilluesve WWDC, tregojnë se iOS 13 është instaluar në 91% të iPhone të nxjerrë në shitje në katër vitet e fundit.

http://indeksonline.net/ads/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=147&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2F81-e-iphone-ne-perdorim-kane-ios-13-te-instaluar%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Ftech%2F&cb=35eec0ea90Bazuar në këto numra, vetëm 7% e pajisjeve të 4 viteve të fundit dhe 13% të të gjitha pajisjeve të cilat suportojnë këtë version, kanë iOS 12 ose versione më të vjetra.

Apple gjithashtu tha se 93% e të gjithë iPad në katër vitet e fundit kanë të instaluar iPadOS. Në tërësi iPadOS ka një përqindje më të ulët adoptimi prej 73%.

 

Ashtu si iOS 12, iOS 13 ka patur një adoptim të lartë. Në Tetor të 2019, një muaj pas lançimit, iOS 13 ishte instaluar në 50% të të gjitha pajisjeve ose 55% të pajisjeve të lançuara në 4 vitet e fundit.

iOS 13 debutoi krahas iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro në Shtator. Solli funksione si “Dark Mode” si dhe një version të rimodeluar për iPad.

Të Hënën më 22 Qershor starton Konferenca WWDC e Apple ku dhe të gjithë presin zbulimin e iOS 14. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat