Galaxy S21 nuk vjen me një adapter karikimi në kuti

Mobile

Galaxy S21 nuk vjen me një adapter karikimi në kuti

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:14
Galaxy S21

Siç pritej Samsung bëri atë që kritikonte Apple 5 muaj më parë. Ditën e sotme kompania prezantoi linjën e re të flaghipëve Galaxy S21 të cilët nuk përmbajnë një adapter karikimi në kuti.

Sescili prej telefonëve ka të përfshirë një kabëll USB-C në USB-C por adapterin duhet ta blini vetë. Samsung tha se do të reduktonte çmimin e një adapteri 25-vat në 20 dollarë nga 35 dollarë që kushton në të vërtetë.

Gjithashtu duhet të theksohet se linja e flagshipëve të kompanisë fillon tashmë nga 800 dollarë këtë vit dhe jo 1,000 dollarë që duhej të paguanit për modelin bazë Galaxy S20 vitin e kaluar.

Apple bëri të njëjtën gjë në Tetor kur prezantoi linjën e re të iPhone 12. Dhe ashtu si Apple Samsung thotë të njëjtën gjë, heqja e karikuesit është bërë për të mbrojtur mjedisin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat