OnePlus Nord LE është telefoni që është prodhuar vetëm si një copë, nuk ka tjetër askund në botë!

Mobile

OnePlus Nord LE është telefoni që është prodhuar vetëm si një copë, nuk ka tjetër askund në botë!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

OnePlus po e lanson një telefon të ri të quajtur OnePlus Nord LE. E veçanta e këtij telefoni do të jetë se i njëjti do të prodhohet vetëm në një njësi.

Po, saktë e keni lexuar. Kompania OnePlus do të prodhojë vetëm një copë të këtij telefoni, dhe të njëjtin do ta dhurojë.

Telefoni ka specifikat saktësisht të njëjta si OnePlus Nord, ndryshimi i vetëm është se pajisja ka një përfundim me ngjyra të ndryshme.

“Prezantojmë OnePlus Nord LE. Në rast se po pyesni, shtesa LE nënkupton Literally Only One Edition. Dhe po, ekziston dhe do të ekzistojë vetëm një nga kjo gjë në botë” thuhet në njoftimin e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat