Sony do ta prezantojë telefonin e ri Xperia 5 IV

Mobile

Sony do ta prezantojë telefonin e ri Xperia 5 IV

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 07:23
Xperia 5 IV

Është certifikuar telefoni i ri nga Sony, për të cilin besohet se është modeli Xperia 5 IV. Lista e kësaj pajisje konfirmon disa specifika, përfshirë edhe dimensionet e tij.

Sony Xperia 5 IV do të duhej të kishte një gjatësi prej 155.74 milimetra dhe gjerësinë prej 67.1 milimetra.

Kjo gjithsesi do të gëzojë adhuruesit e telefonat kompakt, pasi që Xperia 5 IV do të duhej të jetë më i shkurtër dhe ngushtë sesa modeli paraprak Xperia 5 III.

Ekrani me diagonale prej 153.5 milimetra, lë të kuptohet se do të ketë 6.04 inç.

Përveç kësaj, telefoni do të ketë mbushës me port USB-C dhe portin prej 3.5 mm për kufje.

Më herët ishte spekuluar që Sony Xperia 5 IV do të përdor procesorin Snapdragon 8+ Gen 1, që aktualisht është procesori më i fuqishëm për telefonat android.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat