Vjen në treg telefoni i hollë dhe i shpejtë Moto Z2 Play

Mobile

Vjen në treg telefoni i hollë dhe i shpejtë Moto Z2 Play

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 19:44
ilustrim

Anëtari më i ri i familjes Moto Z, me mbështetje MotoMod, ka arritur dhe në pyetje është modeli i azhurnuar i Moto Z Play të popullarizuar nga viti i kaluar.

Moto Z2 Play është më i hollë dhe më i lehtë nga pararendësi dhe ka procesor Qualcomm Snapdragon 626, i cili do të ketë performanca më të mira, transmeton KosovaPress.

Pajisja vjen me bateri më të vogël të kapacitetit 3000mAh, që mundëson 30 orë punë me një mbushje, derisa bateria te Moto Z Play kishte ofruar 50 orë. 

Moto Z2 Play ka ekran 5.5 inç AMOLED me rezolucion 1920 x 1080p, kamerë 12MP dhe kamerë për selfi 5MP, sensor për skanimin e gishtërinjve, port USB Type-C, mbështetje NFC, mikrofona nga ana e përparme dhe mbështetjen MotoMod. Aty është edhe dual-band 802.11n për mbështetje WiFi. 

Hapësira e memories përfshin 3GB RAM dhe 32GB, përkatësisht 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Të dyja modelet kanë slot për kartelë microSD deri 2TB. Moto Z2 Play fillimisht do të jetë i pranishëm në Brazil dhe nga vera do të zgjerohet edhe në pjesët tjera të botës, me çmim prej 500 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat